Kurti mirëpritet nga kancelari gjerman në takimin e Procesit të Berlinit: "Ta kryejmë" i thotë Scholzi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz për Procesin e Berlinit.
Sipas gazetari të Kanal10, Scholz i ka thënë Kurti, “ta përshpejtojmë” dhe “ta kryejmë”, duke nënkuptuar nënshkrimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, në këtë Samiti pritet të bashkohen edhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ky samit mbahet në Berlin, dhe kryesohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në të do të marrin pjesë edhe krerët e shteteve nga Ballkani Perëndimor, dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, e po ashtu edhe nga institucione ndërkombëtare financiare dhe organizata të tjera rajonale.
