Kurti konfirmon takimin me Lajçakun, thotë se qeveria është për dialog me në qendër njohjen reciproke
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter konfirmoi takimin e sotëm me emisarin Lajçak.
Ai ka ripërsëritur faktin se qeveria që ai drejton është gati për dialog konstruktiv, që në qendër ka njohjen reciproke.
"U takova me emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar hapat e radhës të dialogut me Serbinë.
E ritheksova faktin se qeveria jonë qëndron për një dialog konstruktiv. Qytetarët duhet të përfitojnë nga marrëveshja ligjërisht e obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke", tha Kurti.
I met w/ EU Special Rep. @MiroslavLajcak to discuss the next steps in our talks w/Serbia. I reiterated that our Govt stands ready for principled & constructive dialogue. Citizens must be the end-beneficiaries of a legally binding agreement, centered on mutual recognition. pic.twitter.com/ZDKjfsUuYG
— Albin Kurti (@albinkurti) July 11, 2022