Kurti foli përsëri për luftën, Klinaku: Kjo çështje po bëhet si bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet - NACIONALE

Kurti foli përsëri për luftën, Klinaku: Kjo çështje po bëhet si bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti, ka folur përsëri për luftën në një intervistë për Vecernje Novosti të Kroacisë.

Ai tha se “Nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe paqë pa shqiptarët në Ballkan”.

Për këtë deklaratë, ka reaguar u.d i kryetarit të OVL-UÇK-ës, Faton Klinaku.

Klinaku tha se “Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet”.

Lajme të ngjashme