Kurti e fshehu, këshilltari i Blinken shpalos më shumë detaje rreth telefonatës - NACIONALE

Kurti e fshehu, këshilltari i Blinken shpalos më shumë detaje rreth telefonatës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derek Chollet, këshilltar Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me reciprocitetin e targave.

Kurti, pas kësaj telefonate, njoftoi se ka biseduar me Chollet për çështjen e sundimit të ligjit, duke mos dhënë detaje tjera.

Mirëpo, Chollet në Twitter ka treguar se ka kërkuar nga Kurti shmangien e tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.

Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Lajme të ngjashme