Kurti: Astrit Dehari u mbyt në burg, drejtësia mund të pengohet nga jashtë e brenda sistemit, por do ta kemi - NACIONALE

Kurti: Astrit Dehari u mbyt në burg, drejtësia mund të pengohet nga jashtë e brenda sistemit, por do ta kemi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, ka folur për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Kurti në këtë mbledhje ka folur edhe me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së Deharit duke thënë se drejtësia mund të vonohet dhe pengohet, por nuk do të harrohet.

Vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës dhe jashtë saj, para luftës apo në fushëbeteja gjatë luftës solli rendin e tyre që e ka emrin liri. Ndërkaq, vrasja e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe Astrit Deharit pas luftës, i shton lirisë sonë edhe një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e drejtësisë. Kurrë nuk duhet harruar se pas sakrificën sublime përballë padrejtësisë, nuk vjen drejtësia.

"Fakti se Kosova ka djem e vajza aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi. Ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harrojë e nuk do të harrohet. Astriti sot i mungon Lëvizjes si një aktivist i palodhshëm dhe i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona dhe në politikëbërjen për shëndetësinë në Kosovë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme