Kuqi: Kurti takohet fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale
Zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuqi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook e cila ka thënë se Kurti mbeti pa e thënë as një fjalë për Gjykatën e padrejtë Speciale e protestën ndaj saj, mirëpo u takua fshehtasi me kryetarën e kësaj Gjykate (Ekaterina Trendafilova) sot në Hotel Sirius, në Prishtinë.
Tutje Natyra Kuqi ka thënë se në vend të pozicionimit pas historisë e në mbrojtje të lirisë, Kurti nga frika e frymës në mbrojtje të luftës çlirimtare, në formë protestash, u takua me gjahtarët njëetnik, në mënyrë klandestine, sepse një takim me interesim aq të lartë publik do duhej të lajmërohej.
Ky është postimi i Natyra Kuqit në Facebook.
"FSHEHTAS POPULLIT, KUNDËR UÇK-së"
Kurti mbeti pa e thënë as një fjalë për Gjykatën e padrejtë Speciale e protestën ndaj saj, mirëpo u takua fshehtasi me kryetarën e kësaj Gjykate sot në Hotel Sirius, në Prishtinë.
Fshehtas, sepse opinipni publik u shpreh me vullnetin e madh për pjesëmarrje në protestën ndaj kësaj Gjykate.
Në vend të pozicionimit pas historisë e në mbrojtje të lirisë, Kurti nga frika e frymës në mbrojtje të luftës çlirimtare, në formë protestash, u takua me gjahtarët njëetnik, në mënyrë klandestine, sepse një takim me interesim aq të lartë publik do duhej të lajmërohej.