Kryetarja e Speciales e anuloi vizitën e saj në Gjilan, takimin e mban online në ora 10:00
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pas protestës së paralajmëruar ka anuluar vizitën e saj në Gjilan në kuadër të aktivitetit të planifikuar në Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Tash aktiviteti i saj është planifikuar që të mbahet online me fillim nga ora 10:00.
Ndryshe, Partia Socialdemokrate ishte ajo që thirri këtë protestë ndaj Trendafilovës.
