Kryetari i ri i Nju-Jorkut zotohet për zbatimin e një agjende socialdemokratike - NACIONALE

Kryetari i ri i Nju-Jorkut zotohet për zbatimin e një agjende socialdemokratike

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Demokrati Zohran Mamdani u bë kryetar i ri i Nju-Jorkut të enjten, duke u zotuar në ceremoninë publike të betimit se do të zbatojë një agjendë progresiste me qëllim që qyteti më i madh amerikan të bëhet më i përballueshëm financiarisht për klasën punëtore.

34-vjeçari e kishte mbështetur fushatën e tij shumë në çështje të kostos së jetesës dhe ishte kritikues i ashpër i presidentit Donald Trump, mbështetja popullore për të cilin ka rënë në vitin e fundit për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes ekonomike, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne do t’u përgjigjemi të gjithë njujorkezëve, jo ndonjë miliarderi apo oligarku që mendon se mund ta blejë demokracinë tonë. Unë u zgjodha si demokrat socialist dhe do të qeveris si demokrat socialist” – tha Mamdani.

Në inaugurimin e kryetarit të ri folën senatori Bernie Sanders dhe anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Alexandria Ocasio-Cortez.

Sanders e mbrojti agjendën e Mamdanit. “Të sigurohesh që njerëzit të mund të jetojnë në strehë të përballueshme nuk është gjë radikale. Është gjëja e duhur dhe e denjë për t’u bërë” – tha ai.

Lajme të ngjashme