Kryetari i Pejës mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut, Trajkoviq: Ky gjest kapërcen ndarjet etnike
Kryetarja e Lëvizjes Evropianë të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka përgëzuar kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut Porfirije.
Trajkoviq, veprimin e z.Muhaxheri, e ka quajtur gjest të rrallë dhe të guximshëm për të kapërcyer ndarjet etnike.
“Gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme dhe jo përjashtime.” – tha ajo në Twitter.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, më herët sot mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut Porfirije. Një gjest i rrallë dhe i guximshëm për të kapërcyer ndarjet etnike.
Gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme dhe jo përjashtime.
Gazmend Muhaxheri, the mayor of Peć, attended the enthronement ceremony of Patriarch Porfirije earlier today. A rare and brave gesture to overcome ethnic divisions.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 14, 2022
Such gestures must become commonplace rather than exceptions. pic.twitter.com/uoHFpuwxz6