Kryeministri Kurti takohet me të dërguarin e posaçëm të MB-së për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach - NACIONALE

Kryeministri Kurti takohet me të dërguarin e posaçëm të MB-së për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Këtë e konfirmoi zyra e shefit të ekzekutivit përmes një komunikate.

Sipas njoftimit, mes tjerash Kurti ka “ritheksuar synimin dhe angazhimin e Qeverisë” për anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, u theksuan pasojat ekonomike dhe energjetike të agresionit rus. Kryeministri Kurti e njoftoi emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos për Përballje me Inflacionin si dhe asaj të Ringjalljes Ekonomike. U bisedua për bashkëpunimin rajonal dhe Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po ashtu, u fol dhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë”., thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme