Krasniqi pas deklarimeve të Kurti për Urën e Ibrit: Këtë gjë e ka ditur që nga fillimi, nuk ka pasë nevojë të bënte filma
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Krasniqi ka thënë se Kurti e ka ditur nga fillimi se pa koordinim me KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it, nuk mund të hapet ura.
“Filmat me gjoja hapjen kokë më vete të urës së Ibrit, për ata që mendojnë, kanë qenë të rrezikshëm, për ata që nuk mendojnë, kanë qenë argëtues.” – ka shkruar ai në Facebook.
Klikoni KËTUpër të lexuar deklarimin e Kurti për Urën e Ibrit.
Statusi:
Albin Kurti ka deklaruar se po presin Kuintin e KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit. Këtë gjë Kurti e ka ditur që nga fillimi, ndaj nuk ka pasë nevojë të bënte filma me gjoja hapjen e urës nga qeveria e tij. Filmat me gjoja hapjen kokë më vete të urës së Ibrit, për ata që mendojnë, kanë qenë të rrezikshëm, për ata që nuk mendojnë, kanë qenë argëtues. Mirë që tash po presim të gjithë bashkazi e të qetësuar, Kuintin e KFOR-in. Latinët kanë lënë fjalë: “shpejto ngadalë!”