Hapja e urës, Kurti: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona - NACIONALE

Hapja e urës, Kurti: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se Qeveria është gati për hapjen e urës së Ibrit.

Ai ka deklaruar se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.

Gjatë një vizite që sot e ka pasur në veri, Kurti ka thënë se Qeveria i ka kryer punët që i kanë takuar.

Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme. Besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti, raporton tëvë1.

As sot kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të mund të hapet ura në fjalë.

Datën nuk e kishte përmendur as javën e kaluar, kur Kurti për këtë çështje kishte folur nga Qeveria.

Para kabinetit qeveritar, ai kishte thënë se Qeveria është në pritje të publikimit të raportit final për stabilitetin e kësaj ure.

Ka kaluar një muaj nga testimi i urës edhe ende nuk është publikuar raporti final, i cili do të tregonte qëndrueshmërinë e urës.

Një javë pas testimit të urës, ishte publikuar draft-raporti, që tregonte se ura është stabile, por publikimi i raportit final po zvarritet pa ndonjë arsyeje.

Ndonëse, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshmi, kishte paralajmëruar se raporti final do të dal disa ditë pas draftit fillestar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

As Kurti nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të publikohet dokumenti në fjalë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti kishte thënë në të gjitha takimet e fundit me ndërkombëtarët është diskutuar për çështjen e hapjes së urës.

Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet hapja e urës qendrore në Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme, dhe punët tona të shtëpisë, si trajtimi i draftit preliminare për qëndrueshmërinë fizike te urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ishte shprehur Kurti.

Por, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durshmi, më 14 gusht, kishe paralajmërua se raporti final do të publikohej brenda disa dite.

Ditët e paralajmëruar nga Durmishi tashmë janë bërë javë dhe ende nuk duhet se kur do të publikohet ky dokument.

Ne po e presim raportin final, i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, kishte thënë Durmishi.

Derisa testimi i kësaj ure ishte realizuar më 8 gusht, rezultate raporti preliminar për stabilitetin e urës ishte publikuar më 13 gusht.

Në profilin e tij në Facebook”, zëvendësministri Durmishi kishte treguar se rezultate e raportit preliminar tregojnë se ura është stabile.

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë. Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, kishte shkruar Durmishi.

Derisa Kosova është vizituar nga shefi i CIA-, Ëillima Berns, zyrtarët e pushteti vazhdimisht propagandonin hapjes e urës së Ibrit. Pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA-ja, BE-ja dhe KFOR-i ata deklaronin se hapja është çështje kohe.

Lajme të ngjashme