Krasniqi: Kurti në rënie, nuk do ta arrijë më kurrë 40% - në pranverë mund të ketë zgjedhje
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se tashmë është fakt që Albin Kurti ka shënuar rënie.
Tutje ai foli edhe për sondazhet, ndërsa shtoi se në pranverën e ardhshme mund të ketë zgjedhje.
Veç kësaj, Krasniqi tha se nuk është i kënaqur se partia që ai drejton është në vendin e dytë.
"Sondazhet janë të rëndësishme. Jo veç në Kosovë. Gjithkund në botë. Kam qenë edhe vet i angazhuar që nga viti 2004. Në fund të këtij muaji pritet projeksioni i radhës. Por, ajo që e di sigurtë, Albin Kurti është në rënie. Plus, shto këtu, unë mendoj se ai nuk do t'i arrijë më 40%, asnjëherë", tha ndër të tjerash Krasniqi në ATV.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme:
