Kosova përballet me Zvicrën pa Zhegrovën, ai i jep zemër në rrjete sociale
Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e formacionit të Kosovës sonte, në përballjen si mysafire ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kjo mungesë vjen pak ditë pas transferimit të tij të madh, nga Lille te skuadra e njohur italiane, Juventus, në një hap historik për karrierën e yllit kosovar.
Në rrjetet sociale, Zhegrova ka shprehur përkrahjen për bashkëlojtarët e tij me një mesazh të shkurtër: “Forca Kosovë”, të shoqëruar me fotografinë ku mban veshur fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër” dhe flamurin e Kosovës në sfond.
