Kontrabanda: Policia e Dogana gjejnë 36 orë të fshehura në një veturë në Han të Elezit
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare në Han të Elezit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i huaj, në bagazh janë gjetur të fshehura 36 orë dore që nuk ishin deklaruar.
Mallrat janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.