Konfiskohen 9 kg substanca narkotike në Mitrovicën Veriore, arrestohet një person - NACIONALE

Konfiskohen 9 kg substanca narkotike në Mitrovicën Veriore, arrestohet një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë konfiskuar mbi 9 kilogramë substanca narkotike që dyshohet të jenë në marihuanë në Mitrovicën Veriore dhe gjatë aksionit është arrestuar një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë zbatuar një operacion policorë me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.

Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë”, thuhet në njoftim.

Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar mashkull 33 vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme