Konfirmohet vdekja e një shtetasi norvegjez në një burg në Serbi, dyshohet të jetë nga Peja - NACIONALE

Konfirmohet vdekja e një shtetasi norvegjez në një burg në Serbi, dyshohet të jetë nga Peja

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Me 26 nëntor, një shtetas norvegjez vdiq në një burg në Serbi.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore.

Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”, thuhet në përgjigje.

Mediumi gjegjës, duke u thirrur në lexuesit e tij, ka thënë se viktima është me inicialet A.Z. dhe vjen nga Peja, ndërsa gëzonte nënshtetësi norvegjeze.

Megjithatë, deri më tani autoritetet nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme