Të burgosurit në Kosovë që kanë talent pikturën, kanë një mesazh për burrat që dhunojnë e vrasin gra - NACIONALE

Të burgosurit në Kosovë që kanë talent pikturën, kanë një mesazh për burrat që dhunojnë e vrasin gra

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre nga burrat, po vazhdon si asnjëherë më parë të jetë temë që shokon çdo ditë kosovarët. Sidomos javën që lam pasë, dy raste të tmerrshme shokuan sërish. Për këtë temë, të burgosurit nëpër burgjet e Kosovës, që kanë talent në pikturë dhe vizatim, kanë krijuar vepra që kanë këtë temë.

Shumica e këtyre pikturave janë bërë nga një i/burgosur me inicialet N.K e të tjerët kanë dalë me emra sikurse Asllan Kuçi që gjendet në Burgun e Dubravës ose një tjetër i burgosur serb me emrin Nemanja.

Zyrtarët e Minsitrisë së Drejtësisë, nuk treguan se cila është vepra që këta të burgosur janë të dënuar, duke na lënë në pikëpyetje nëse ndonjëri nga ta është i dënuar për dhunë ndaj grave ose femicid. Për këtë nuk folën as, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e as drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, që hapën ekspozitën e të burgosurve me temën dhuna në familje.

“Përmes veprave artistike të kumbojë zëri i frontit tonë të përbashkët i luftës ndaj femicidit”, tha zëvëndësministri.

Në fjalim e tij, zëvendësministri Sallahu tha se kjo ekspozitë në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore", është një “mundësi shtesë që edhe përmes veprave artistike të kumbojë zëri i frontit tonë të përbashkët i luftës ndaj femicidit.”

Zëvendësministri bile është shumë i bindur që kjo ekspozitë do të ndihmojë në reflektimin social që përmes kulturës të ngritet niveli i emancipimit.

“Ky është synimi dhe këto piktura do të jenë katalizatorë të arritjes së rezultatit.Çdo përpjekje është e vlefshme sepse secili veprim është një hap më shumë drejt fitores në luftën ndaj femicidit”, tha Sallahu.

Për sa i përkët cilësis së pikturave, nuk po komentojmë asgjë. Po ua lëmë juve si lexues t’i gjykoni përmes fotografive të Visar Kadrolli.

Lajme të ngjashme