Kompania “ALBIMI” reagon për artikullin e përplasjes së qytetarëve me komunën – shkak toka që iu dha kësaj kompanie - NACIONALE

Kompania “ALBIMI” reagon për artikullin e përplasjes së qytetarëve me komunën – shkak toka që iu dha kësaj kompanie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale, të mërkurën ka publikuar artikullin “Rreth 20 hektarë tokë për fabrikën e biçikletave në Bresalc të Gjilanit – banorët përplasen me komunën

Në artikull bëhet fjalë për 4 parcela tokë të cilat komuna e Gjilanit ia ka dhënë në shfytëzim 99 vjet kompanisë “ALBIMI LTD” e për të cilën disa banor të fshatit Bresalc të kësaj komune janë shfaqur të pa kënaqur.

Pakënaqësinë e tyre këta qytetarë e kishin formalizuar edhe me ankesë, madje disa të tilla.

Kujtojmë se Gazeta Nacionale ka kontaktuar kompaninë në fjalë në numrin 0280 3200** të cilin e ka siguruar përmes një njoftimi online, i cili flet për aktivitetin, lokacionin dhe informatat shtesë në lidhje me këtë kompani.

Reagimi i Kompanisë “ALBIMI LTD”

"Përmes gazetës online, lexuam një artikull që i referohet kompanisë sonë lidhur me fabrikën e bicikletave.

Si fillim, asnjëherë nuk na ka kontaktuar asnjë person nga gazeta juaj për t'u deklaruar për rastin, lidhur me pretendimet tuaja dhe të banorëve të asaj pjese.

Ju njoftojmë se marrja e tokës komunale në shfrytëzim i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore, ku nga këto 20 hektarë sipas projektit vetëm 3.5 prej tyre janë të përshtatshme për prodhim, pasi që hapësira është malore, por në të ardhmen planifikojmë të ndërtojmë panele solare në pjesën malore.

Përsa iu përket banorëve, ne kemi biseduar disa herë me shumicën prej tyre, me ç'rast shumica janë pro ndërtimit përpos z. Kçiku - i cili ka pretendime të tjera por jo arsyet për të cilat deklarohet.

Të njejtit i kemi garantuar se prona e tij asnjëherë nuk do të cenohet dhe se fabrika do të ndërtohet me standardet më të larta që ekzistojnë.

Poashtu, z. Kçiku i kemi dhënë edhe një deklaratë noteriale për mospengesë dhe shfrytëzim të qetë të komplet pronës së tij.

Edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, jemi të gatshëm në çdo moment që të bisedojmë dhe t'i përmbushim të gjitha kërkesat e tij të arsyeshme dhe të logjikshme me qëllim për ta siguruar pronën dhe pasurinë e tij".

Lajme të ngjashme