Koha për gaz: Kurtit i plasi gazi disa herë gjatë ditës, jo ai gazi që mund të mendoni - NACIONALE

Koha për gaz: Kurtit i plasi gazi disa herë gjatë ditës, jo ai gazi që mund të mendoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti hidhte gaz lotsjellës në Kuvend në kohëra të ngjashme gjatë kohës sa ishte opozitar. Tash, doli një propozim për Draft-Statutin e Asociacionit i shkruar nga ekspertë gjermanë, por Kurtit i plasi një gaz tjetër, shumë më demokratik: e qeshura e tij.

Ai në shumë pika nuk ndryshonte shumë nga Asociacioni që e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese vite më parë.

Megjithatë, kjo duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje kryeministrit të Kosovës. Ai përgjatë gjithë ditës ka qenë i buzëqeshur.

Në fotografitë e realizuara nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, Kurti shihej në disponim mjaft të mirë. Në disa raste, edhe bashkë me ministrat në Kuvend, ata nuk i ndalnin të qeshurat.

Me të njëjtin disponim Kurti shkoi edhe në Panairin e Ushqimit në Prishtinë.

Disa pamje nga disponimi i Kurtit sot gjithë ditën:

May be an image of 7 people, people standing, food and text that says 'GJAMG ROMIX FRUIT Fillings Nacionale'
May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 6 people, people sitting, people standing and text
May be an image of 6 people
May be an image of 6 people, people sitting and people standing

Lajme të ngjashme