Klan Kosova: Ish-Presidenti Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht - NACIONALE

Klan Kosova: Ish-Presidenti Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare, në kuadër të kërkesës për lirim të përkohshëm në procesin ku akuzohet për tentim të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas Klan Kosovës, kërkesa është paraqitur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga ekipi mbrojtës i Thaçit, i drejtuar nga avokatja Sofie Menegon. Mjetet për dorëzaninë janë siguruar nga familjarë dhe miq të ish-presidentit.

Mbrojtja ka paraqitur dokumente për gjendjen financiare të personave që kanë siguruar shumën, duke argumentuar se humbja e parave do të përbënte pasojë reale në rast të shkeljes së kushteve të mundshme të lirimit.

Në kërkesë thuhet nuk ekzistojnë më baza për vazhdimin e paraburgimit në këtë çështje. Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se Thaçi është i vetmi nga të bashkakuzuarit në këtë rast që vazhdon të mbahet në paraburgim.

Lajme të ngjashme