Kjo kurrë s'ka ndodhur: Komunat e Kosovës mund të mbesin pa buxhete më 2023 - NACIONALE

Kjo kurrë s'ka ndodhur: Komunat e Kosovës mund të mbesin pa buxhete më 2023

4 vjet më parë

nga Trina Zuka

Buxhetet e komunave të Kosovës rrezikojnë të mbesin të pamiratuara për vitin 2023 për faj të pushtetit qendror.

Sipas pretendimit të një burimi, pushteti aktual nuk ka lëshuar nëpër komuna qarkoren e II-të buxhetore e cila shërben si udhëzues për hartimin e buxheteve komunale – dhe të cilat duhen dorëzuar nëpër kuvende komunale më së largu deri më 1 shtator.

Por, ka edhe një problem shtesë: konsultimet e obligueshme me publikun. Edhe këto konsultime duhen kryer deri më datën e lartpërmendur.

Një burim i ka thënë Nacionales se përgjegjësia për nënshkrimin e qarkores në fjalë bie mbi ministrin e Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

“(Rrezikohet moskalimi i buxheteve për 2023) sepse nuk e kanë lëshuar nëpër komuna qarkoren e II-të buxhetore... (Kjo është) hera e parë që po ndodhë (një gjë e tillë). Kjo kurrë nuk ka ndodhë!” ­– u shpreh burimi.

Në lidhje me këtë temë, gazeta Nacionale do të përgatis një artikull që do të publikohet gjatë ditës së nesërme.

Deri në fund të këtij muaji, kanë mbetur vetëm edhe njëzet e tre ditë.

Lajme të ngjashme