Ministër Murati e mohon se Qeveria po bllokon projektet nëpër komuna - NACIONALE

Ministër Murati e mohon se Qeveria po bllokon projektet nëpër komuna

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ai tha se të gjitha komunat do të trajtohen njësoj, e jo siç janë trajtuar sipas tij më herët nga pushtet e tjera.

Ministri i Financave Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit Besnik Tahiri nga AAK, i cili tha se Qeveria po bllokon projektet komunale.

“Është e pavërtetë që u tha se po bllokohen projektet komunale nga qeveria apo ministria. Kushdo që e din se si funksionon pushteti local e din që komunat kanë autonomi të plotë sa i përket shpenzimit të buxheteve të tyre. Të gjitha projektet që i kanë mund t’i kryejnë që sot. Madje kërkesa ime si ministër i Financave është që të ketë dinamik sa më e shpejtë e projekte. Asnjë projekt nuk bllokohet nga qeveria e ministria. Të gjitha komunat do të trajtohen njësoj, e jo si janë trajtuar më herët nga pushtet e tjera,” - tha Murati.

Lajme të ngjashme