Kica-Xhelili ironizon me sulmet e Gërvallës ndaj BE-së, poston një tigër prej letre
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili,i përmes një postimi në Facebook të një tigri i krijuar prej letre duke ironizuar kështu e fjalimin e zëvendëskryeministres dhe kryediplomates Donika Gërvalla e cila - në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut – ku të pranishëm ishin edhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak e quajti Bashkimin Evropian një “tigër prej letre” pa ShBA-në dhe NATO-n.
"Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël." - shkroi ajo.
Kontest: Zëvendëskryeministrja dhe kryediplomatja Donika Gërvalla aktualisht po merr pjesë në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku të pranishëm, janë edhe emisarët Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.
Ndonëse pyetja që iu bë ishte për marrëveshjet e fundit me Serbinë, tensionet në veri, dhe marrëdhëniet me aleatët, Gërvalla vendosi ta sulmojë BE-në.
“Pyetja kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është dhe që ne e pyesim vetën është: A mundet Bashkimi Evropian dhe a ka unitet BE-ja të garnatojë dhe sigurojë paqe në Evropë? Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.” – deklaroi fillimisht ajo, përcjell Nacionale.
Tutje, ministrja e Qeverisë Kurti vendosi të tregojë disa statistika, të cilat sipas saj, shfaqin mosbesimin e qytetarëve në BE.
“Në dy vitet e fundit, mosbesimi dhe skepticizmi në kapacitetin e diploamcisë së BE-së, në vendin tonë ka shpërthyer në 30 pikë, derisa në 2021, rreth 50 për qind i thanë Qeverisë tonë mos bëni kompromis për Asociacionin, ndërsa në 2023, kjo ishte 80 për qind. Në vitin 2021, rreth 50 për qind, thanë mos bëni kompromis në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në 2023, kjo ishte 84 për qind.” – ka thënë ajo.