Këta janë 35 të pandehurit ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për krimet në Prekaz - NACIONALE

Këta janë 35 të pandehurit ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për krimet në Prekaz

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj 35 të pandehurve, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se, në cilësinë e udhëheqësve të Njësive Speciale të Policisë Serbe, kishin planifikuar, koordinuar dhe drejtuar një operacion të armatosur kundër lagjes Jasharaj në Prekaz të Poshtëm, në mars të vitit 1998.

Të pandehurit janë: J.S., V.D., S.L., G.R., M.U., Z.T., Z.S., S.V., B.C., Z.M., R.S., V.T., B.P., R.M., M.S., S.I., N.S., B.F., Z.B., C.B., Z.R., D.I., S.M., V.J., M.L., R.C., S.P., N.M., V.R., D.Z., O.S., B.D., L.C., I.T. dhe M.B.

Lajme të ngjashme