Këshilli i Prindërve: Pa pagesën e mësimdhënësve s'ka kuptim kalendari i ri shkollor, aq më pak kompensimi i orëve - NACIONALE

Këshilli i Prindërve: Pa pagesën e mësimdhënësve s'ka kuptim kalendari i ri shkollor, aq më pak kompensimi i orëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Prindërve të Kosovës, kanë reaguar pas publikimit të kalendarit të ri për vitin shkollor, duke thënë se nuk ka kuptim kompensimi i orëve të humbura pa procedimin e pagave për mësimdhënësit.

Pa pagesën e mësimdhënësve nuk ka kuptim as kalendari i ri shkollor (edhe ashtu i përpiluar pa asnjë konsultim me këshillin e prindërve) e aq më pak kompensimi i orëve të humbura nga greva”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, në reagimin e tyre, thuhet se mospagesa reflekton pamundësi në krijimin e kushteve normale për mësimdhënie.

Pasojat e mospagesës së mësimdhënësve do të reflektohen në fund tek pamundësimi i krijimit të kushteve normale për mësimdhënie, denigrimit të rëndë institucional shtetëror ndaj (vetëm) një kategorie të punësuarish, humbjes së besimit dhe shpresës për shtet të së drejtës por edhe shtyrjen e diskutimit për temën e cilësisë në arsim.”, thuhet tutje.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme