Zogaj e quan qeverinë "grup injorantësh" pas mosprocedimit të pagave për mësimdhënësit - NACIONALE

Zogaj e quan qeverinë "grup injorantësh" pas mosprocedimit të pagave për mësimdhënësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, i ka quajtur udhëheqësit e Qeverisë ‘grup injorantësh”.

Zogaj ka thënë se inflacioni po i shpenzon paratë që janë të mbledhura në llogaritë shtetërore, të cilat ishin dedikuar për investimet kapitale por që nuk po bëhen.

Ai shkruan se në krejt këtë situatë, Qeveria po thotë se nuk do t’i paguaj pagat mësimdhënësve.

Inflacioni i gerryen vazhdimisht qindra miliona euro te mbledhura ne llogarite shteterore dhe te cilat ishin dedikuar per investimet kapitale (qe s’po behen kete vit), nderkohe qe ky grup injorantesh ne qeveri thote qe nuk do te paguajme rrogat e mesimedhenesve.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot është dita e gjashtë që mësimdhënësit kanë mbetur pa paga.

Lajme të ngjashme