Kërcënohet prokurori i Kryeprokurorisë së Shtetit - NACIONALE

Kërcënohet prokurori i Kryeprokurorisë së Shtetit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve ndaj prokurorit të zyrës së kryeprokurorit të shtetit, Lulzim Sulejmani.

Përmes një komunikate, KPK-ja ka konfirmuar se qëndron fuqishëm në përkrahje të Sulejmanit, ndërsa ofroi mbështetje të plotë në punën e tij.

Tutje, Këshilli Prokurorial siguroi opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet për fuqizim të shtetit ligjor.

“Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit. KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet ndër tjerash në komunikatën respektive.

Lajme të ngjashme