Kelmendi: Rasti i Kosovës me Lojëra Olimpike dëshmon se sa mbivlerësohet talenti dhe nënvlerësohet puna
Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se fakti që të gjitha medaljet olimpike të Kosovës vijnë nga xhudo, dhe vetëm nga një ekip në Pejë, për të cilin ai thotë se punuan shumë dhe me vetëmohim, dëshmon mbivlerësimin e talentit dhe nënvlerësimin e punës e përkushtimit.
Postimi:
Të gjitha medaljet olimpike të Kosovës vijnë vetëm nga një sport, xhudo, dhe vetëm nga një ekip në Pejë, i cili ka punuar shumë dhe me vetëmohim.
Rasti i Kosovës me Lojëra Olimpike dëshmon me saktësi se sa mbivlerësohet talenti dhe nënvlerësohet puna e përkushtimi.
Kështu që ata që arsyetohen me “nuk kam talent”, në fakt i bjen se nuk kanë vullnet për punë!