Kanosje me armë në parking në Gjilan, një person përfundon në mbajtje
Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka raportuar se është kanosur me armë nga një person ndërsa ndodhej në veturën e saj në një parking.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit më pas është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të shtetit. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë dhe 59 fishekë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Medlin Olbrajt” rreth orës 02:00 të datës 28 qershor 2025. Rasti po trajtohet si kanosje serioze dhe posedim i paautorizuar i armës.