Kanosi kryetarin Shaqir Totaj, publikohet aktakuza ndaj Zafir Berishës
Betimi për Drejtësi ka publikuar aktakuzën ndaj Zafir Berishës.
Kreu i Nismës Socialdemokrate në Prizren akuzohet se përmes telefonit më 23 qershor 2022 për shkaqe politike, i ka dërguar sms me tekst, kryetarit Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë edhe ditën pasuese, ashtu që tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tij.
Aktakuza e siguruar nga mediumi i lartcekur, rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 korrik 2022.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Berishës u ngrit nga Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022, për veprën penale të “Kanosjes”.
