Kandidatja për deputete e PDK-së prek me fjalët për vdekjen e axhës së saj, Sahit Jasharin: Je pjesë e historisë së Kosovës
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Sala Jashari, është shprehur e mërzitur për vdekjen e axhës së saj, ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Derisa ka shprehur dhimbjen, ajo është shprehur krenare për axhën, i cili ishte nder themeluesit e UÇK-së.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka vlerësuar se emri i tij do të jetë pjesë e historisë.
“Mixhë, Vështirë të flas. Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat. Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun. Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës. Sot, më lejo të të nderoj, të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave. Ti, qëndistar i lirisë. I paharrueshëm është kujtimi për ty”, ka shkruar ajo.