Kajtazi: Ndërkombëtarët janë të angazhuar fuqishëm që Kurti të mos jetë më në pushtet - NACIONALE

Kajtazi: Ndërkombëtarët janë të angazhuar fuqishëm që Kurti të mos jetë më në pushtet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se aktorët ndërkombëtarë janë të vendosur për të penguar që kryeministri Albin Kurti të qëndrojë në pushtet.

Kajtazi pretendon se nëse kryeministri Kurti mbetet merr nën 40 për qind të vota në zgjedhjet e ardhshme, atëherë faktori ndërkombëtar do të jetë përcaktues.

“Partitë opozitare këto dy vjetët e fundit e kanë akuzuar zotin Kurtin se punon për Serbinë, që e ka izoluar Kosovën, qe është antiamerikan, që nuk punon për interesat tona, që po e çon vendin drejt një ndarje, që e ka ofruar një asociacion të përmasave gati si të Republikës Sërpska. Nëse gjatë këtyre katër vjetëve kanë ndodhur gjithë këto përballje, si mundet Vetëvendosja të punojë me këto tri subjekte politike”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

“Megjithëse, në raport me zotin Kurti, faktori ndërkombëtar ka me pas ndikim të madh në përcaktimin e koalicioneve. Nëse zoti Kurti mbetet nën 40 për qind, siç dhe pritet, atëherë faktori ndërkombëtar ka me qenë përcaktues. Unë besoj se ndërkombëtarët janë të angazhuar fuqishëm që Kurti të mos jetë më në pushtet”. - tha ai më tej.

Lajme të ngjashme