Kajtazi godet Kurtin: Kur Perëndimi u vë sanksione diktatorëve, ata flasin për projekte zhvillimore - NACIONALE

Kajtazi godet Kurtin: Kur Perëndimi u vë sanksione diktatorëve, ata flasin për projekte zhvillimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në Facebook, gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur ironinë e tij ndaj kryeministrit Kurti, pasi ai paralajmëroi ndërtimin e një rrugeje dy kilometra e gjysmë që do të lidhë Gjilanin me Bujanocin. Kajtazi kritikoi ashpër qëndrimin e Kurtit duke e krahasuar me diktatorët e tjerë, të cilët flasin për projekte zhvillimore të vendit të tyre në momentet kur u vendosen sanksione ndaj tyre.

Ai shton se, edhe pse "diktatori i Kosovës" pretendon të ketë hapa para drejt zhvillimit të vendit, sanksionet dhe dëmet më të mëdha i ka shkaktuar vetë ai.

Populli, sipas Kajtazit, vazhdon të mbështesë diktatorin dhe të admirojë "kurrizin e fortë" të liderit që bën hapa para drejt humnerës.

Kajtazi përfundon postimin duke thënë se Kurti po përjeton momentet më të mira të jetës së tij, duke u ndjerë i rëndësishëm për shkak se "bota po i lutet".

Postimi:

Lajme të ngjashme