“Ka qenë në lidhje me Jelena Bjelican, informatore e BIA-s”: Mehmetaj me akuza për Milot Cakajn që u emërua zv/guvernator - NACIONALE

“Ka qenë në lidhje me Jelena Bjelican, informatore e BIA-s”: Mehmetaj me akuza për Milot Cakajn që u emërua zv/guvernator

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pasi ish-këshilltari i Kurtit, Milot Cakaj, u emërua zv/guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Mehmetaj ka thënë se Cakaj kishte qenë në lidhje me Jelena Bjelica që ishte informatore e BIA-s në Kosovë.

Nacionale nuk ka arritur të verifikojë vërtetësinë e akuzave të bëra nga z. Mehmetaj.

Postimi pa ndërhyrje:

Milot Cakaj qenka i dërguari i fundit i Kurtit në BQK, pasi paraprakisht kishte dërguar Bashkim Nurbojën e Nexhat Kryeziun, anëtarë të Vetëvendosjes.

Por, ky Miloti përveçse servil i Kurtit ka histori interesante jetësore.

Fillimisht ky është njëfarë analfabeti që fakultetin e ka përfundu pas moshës 40 vjeçare në një universitet privat (UBT), me pare po dihet.

Ky ka punu nja 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Edhe aty ka hy me të njohshëm. E ka punësu motra e vetë Trendëlina.

Milot pizda një kohë ka qenë i punësuar në Vetëvendosje si “mbikëqyrës i mediave” dhe një nga personat e angazhuar për orkestrim të propagandës.

Fantastike ka qenë kur e pash njwherw në RTK, duke tregu qysh ky ka punu me Adem Demaçin, ama ky ka qenë refugjat në Shkup nw kohwn e luftws dhe kufirin Kosovë – Maqedoni e ka kaluar si qytetar përmes procedurave të rregullta pa therrë në këmbë.

Ftoj gazetarët ta thërrasin për prononcim (se neve s’na përgjigjet) pyeteni se ku ka qenë gjatë luftës në Kosovë?

Për elementet jugosllavo-serbe të tij s’ke as çka futesh aty se zi katran.

Veç një element ia vlen të përmendet, që edhe ashtu e dinë të gjithë në Prishtinë.

Ky ka qenë në lidhje me Jelena Bjelica, informatore e shërbimit famëkeq serb BIA në Kosovë.

Për këtë që po e them ka edhe raporte zyrtare në AKI. Bjelica njihet edhe nga shteti i Kosovës si strukturë e BIA-s.

Pyetja që shtrohet këtu: a ka certifikatë të sigurisë ky njeri që merr këso pozita, apo s’është ka i intereson më kujtë gjë.

Ndërrojani edhe emrin asaj ndërtese, se veç Qeveria e Kosovës ajo s’është më.

Lajme të ngjashme