Jasharaj: Shqetësuese mbetet qasja e Kurtit - nuk po do dialog
Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti.
Sipas Jasharajt, nuk është problemi te pakoja ndihmëse për inflacionin.
Ai tha se Kurti as nuk po do dialog.
"Ai nuk po do dialog. Qasja e tij është shqetësuese. Për këto masa as nuk kemi marrë gjysmë-telefonate. Këtu është problemi. Nuk jam kundër masave. Secili qytetar ka nevojë për ta ndihmuar. Secili ka hallet e veta", tha ndër të tjerash Jasharaj në Kanal10.
