Jasharaj: Me 1 shtator mësimdhënësit do të jenë në grevë
Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj e ka konfirmuar sërish se mësimdhënësit nga 1 shtatori do të jenë në grevë.
Jo vetëm kaq, përmes një adresimi televiziv, Jasharaj ka thënë që përveç administratës në shërbim publik në nivel qendror dhe komunal, në grevë do të jenë edhe pjesa më e madhe e gjykatave dhe institucioneve tjera.
“Mësimdhënësit do të jenë në grevë, por edhe administrata në UP dhe do të ndodhë ajo që do të ndodhë dhe greva do të vazhdojë dhe më 1 shtator nuk do të ketë nxënës, do të ketë mësimdhënës në grevë. Jam i sigurt që përveç administratës në shërbimin publik në nivelin qendror dhe komunal, në grevë do të jenë edhe pjesa më e madhe e gjykatave dhe institucioneve tjera”, tha Jasharaj në Frontal.
Në fund ai kërkoi nga Kurti që të ndryshojë qëndrim ndaj sindikatave.
