Japonia: Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të ishte akt armiqësor kundër njerëzimit
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka paralajmëruar se nëse Rusia do të përdorë armë bërhtamore, një gjë e tillë do të shihet si një “akt armiqësie kundër njerëzimit”.
Kishida, i cili e drejton të vetmin vend që është goditur nga një bombë bërthamore, i përshkroi kërcënimet e Putinit si “thellësisht shqetësuese”.
Sipas AFP-së, ai ka thënë: “Akti i kërcënimit të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar dhe absolutisht i papranueshëm”.
Kujtojmë se Kishida do t'i presë liderët nga vendet e G7-ës në maj të vitit të ardhshëm në Hiroshima, vend që u godit nga një bombë bërthamore nga ShBA-ja në gusht të vitit 1945.
