Jakup Krasniqi mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit në Hagë ia rrëzon ankesën
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të mbetet në paraburgim.
Pas vendimit nga Gjykata Speciale, ankesën e mbrojtjes së Krasniqit ia ka refuzuar edhe Gjykata e Apelit.
Kështu është bërë e ditur në një dokument të publikuar nga Specialja, raporton Nacionale.
Paneli i Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë.
Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.