Iu kontestua përzgjedhja, Faton Peci: Çdo veprim i GUXO-s është dakorduar me zyrtarët e KQZ-së
Sot gjatë ditës u kontestua përzgjedhja e dy kryetarëve të Partisë GUXO.
Megjithatë, njëri nga dy kryetarët, ministri aktual i bujqësisë, Faton Peci ka thënë se momentalisht nuk mund të komentojnë vendime siç tha ai të paqena dhe se ka deklaruar që çdo veprim që e kanë bërë gjatë zgjedhjeve të brendshme e kanë dakorduar me eksponentë të KQZ-së.
"Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: