Ish-këshilltari i Kurtit tregon ngjarjen prekëse kur i vdiq vajza në QKUK: Pak persona aty janë njerëz - NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit tregon ngjarjen prekëse kur i vdiq vajza në QKUK: Pak persona aty janë njerëz

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha ka reaguar për rastin e sotëm në QKUK, ku dyshohet se një infermiere mori foshnjën e gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal dhe rrugës e takon prindin e foshnjës së vdekur. Atij i tha se kjo është foshnja juaj dhe ka lindur mirë.

Këtu Berisha kujtoi rastin kur para disa vitesh atij i kishte vdekur vajza, në po të njëjtin spital. Madje, ai thotë se mori vesh për vdekjen e së bijës vetëm në momentin kur infermierja e kishte pyetur se çka do të bënte me kufomën.

Veç kësaj, ai tregoi se kur Albin Kurti e kishte pyetur se pse po pranon që të punojë pa para, ai kishte thënë vetëm për të ndihmuar në përmirësim të gjendjes, në mënyrë që prindërit e tjerë mos ta përjetojnë atë që përjetoi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme