Ish-këshilltari i Kurtit: Ligji parasheh ndalim të pagës, sindikatat t’ua paguajnë rrogat grevistëve - NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit: Ligji parasheh ndalim të pagës, sindikatat t’ua paguajnë rrogat grevistëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e sektorit publik kanë hyrë në greëv pas ftesës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. E ndaj kësaj, ka reaguar Qeveria e Kosovës, më konktretisht disa nga Ministrisë e saj, duke kërkuar listat e grevistëve. Madje, ata kanë paralajmëruar pezullim të pagave për grevistët.

Ndaj kësaj çështje kanë reaguar të gjitha partitë opozitare dhe sindikatat, duke e quajtur këtë qasje si skandaloze.

Por, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, në një prononcim për gazetën Nacionale, ka theksuar se Ligji aktual për Greva, përfshirë plotësimin dhe ndryshimin e tij, parasheh pezullimin e pagës për grevistët.

Sipas Ligjit për Greva (përfshirë Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e tij) gjatë Grevës pezullohet marrëdhënia e punës. Ligji përdorë formulimin pezullohen të drejtat nga Kontrata e Punës, përfshirë e drejta në pagë.”, tha ai për Nacionale.

Tutje, Berisha, që është ekspert i së drejtës kushtetuese, ka theksuar se kufizimi është paraparë me ligj, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, liria për t'u organizuar me qëllim që të mbrohen interesat e anëtarëve të një sindikate, mund të kufziohet me ligj. Në rastin konkret, ky kufizim është i paraparë me ligj.”, komentoi z.Berisha.

Juristi Berisha ka treguar edhe praktikat në Evropë, në lidhje me pagesat e grevistëve, të cilat sipas tij bëhen nga sindikatat përkatëse.

Në shtetet e BE secili grevist kompensohet gjatë periudhës sa zgjatë greva, nga sindikata të cilës i takon dhe e cila e ka organizuar grevën, sepse buxheti i sindikatave nuk është aty vetëm për të paguar bartësit e funksioneve në sindikatë.”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë që nga sot, sektori publik ka hyrë në grevë me kërkesën për shtesa prej 100 euro deri në miratim të Ligjit për Paga.

Lajme të ngjashme