Ish-deputeti i VV-së, i dënuar me një vit e gjysmë burgim, tenton ta kritikojë Thaçin: Ia përmend privatizimet që nuk i ndali as Kurti
Ish-deputeti i VV-së, Egzon Azemi, i cili në prill të këtij viti është dënuar me 1 vutë e gjashtë uja burgim, është ndoshta zyrtari i vetëm i partisë së Kurtit që e ka komentuar intervistën e mbrëmshme të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Duke tentuar të kritikon ish-presidentin e Kosovës për disa procesi, ai ka harruar se as lideri i tij shpirtëror, Albin Kurti, nuk i ka ndalur pasi ka ardhur në pushtet.
Megjithatë, ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e Thacit në luftë.
“Thaçit mirënjohje për kontributin në luftë. (Edhe pse ka deklaru që ka qenë larg vijave të frontit). Por kurrë për gabimet e njëpasnjëshme të pasluftes. Ndarja e Mitrovicës të cilen e pranoj me lehtësi, madje ndali kundërshtimet. Feronikeli e shumë privatizime tjera të dëmshme si distrubucioni i KEK-ut etj. Marrëveshja e 19 Prillit, Demarkacioni e Zajdenica, për të fundit dikur e kuptoj se ishte gabim, Gjykata Speciale të cilen bënte thirrje vet të votohej e të tjera... nuk fshihen as me GOMË TRAKTORI”, ka shkruar Azemi.
Më 14 prill 2026, Egzon Azemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1 vit e 6 muaj burgim në rigjykim për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Në nëntor të vitit 2023 prokurorët ngritën aktakuzë ndaj zëdhënësit të Qeverisë, Arlin Manxhukës dhe Egzon Azemit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndaj një gjykatësi dhe një prokurori në Prishtinë.