IHMK: Nuk paralajmëruam për vërshime - NACIONALE

IHMK: Nuk paralajmëruam për vërshime

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

“Të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë”.

Kështu thuhej në një komunikatë të Agjencisë për Menaxhim Emergjent, të publikuar mbrëmë rreth orës 22:00, duke shtuar se mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara, kurse për këtë edhe janë paralajmëruar nga IHMK-ja.

Megjithatë, këta të fundit kanë mohuar një gjë të tillë.

Bashkim Kastrati, Hidrolog në Institutin e Hidrometeorologjisë, për Klan Kosovën tha se në rast të rrezikut për vërshime, instituti do të dilte me paralajmërim.

“Kjo sasi e reshjeve e cila brenda 48 orëve e ka përfshirë tërë territorin e Republikës së Kosovës por jo vetëm, janë shumë të mirëseardhura të cilat jemi të bindur se edhe ditëve të ardhshme do të ketë por në intensitet dhe sasi më të vogël” tha ndër të tjerash ai.

RAPORTI I PLOTË KËTU

Lajme të ngjashme