I futën me dhunë në veturë dhe i dhunuan seksualisht dy gra në Gjakovë
Në dy raste të ndara, dy gra kanë raportuar në polici se janë dhunuar seksualisht në Gjakovë.
Sipas policisë, në rastin e parë, viktima femër kosovare ka raportuar “se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.
Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në rastin e dytë, “viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht.”
Në këtë rast, policia ka arritur që ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit.
Raportet e PK-së nga këto raste:
DHUNIM
· Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
