I dyshuari në kërkim: Policia deklarohet për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Nacionales se dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu, ajo ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar, dhe se policia është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Rrustem Hyseni" në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar” - ka thënë ajo.