Hoti për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve: Dëmton bizneset e vogla
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kundërshtuar Projekligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.
Hoti ka thënë se ky Projekligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës si dhe dëmton bizneset e vogla dhe forcon bizneset e mëdha.
“Efekti i projektligjit do të jetë çrregullim masiv i ofertës si rezultat falimentimit të tregtarëve të vegjël dhe të mesëm dhe fuqizim i atyre të mëdhenjve. Mendoj që ky projektligj duhet të tërhiqet të bije poshtë”, ka thënë ai.
Edhe PDK e AAK kanë kundërshtuar këtë Projektligj.
