Hoti: LDK s’mund të mbështesë kandidaturë që nuk përfaqëson interesat dhe pritjet e elektoratit të saj - NACIONALE

Hoti: LDK s’mund të mbështesë kandidaturë që nuk përfaqëson interesat dhe pritjet e elektoratit të saj

3 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit të Kosovës.

Sipas Hotit, mënyra se si është propozuar kjo kandidaturë nuk përputhet me interesat politike dhe parimet që përfaqëson LDK-ja, e as me pritjet e votuesve të saj.

Ai ka kërkuar që partia të mbajë një qëndrim të pavarur dhe të qartë në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke kundërshtuar mbështetjen e një kandidature vetëm si rezultat i një marrëveshjeje politike.

“Kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së", tha ai në A2CNN.

Lajme të ngjashme