Hoti: Ambienti për biznes është përkeqësuar, shqetësuese është përkeqësimi i shërbimeve të ATK-së dhe Doganës
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në vitin 2023 është përkeqësur ambienti për biznes.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se migrimi i fuqisë punëtore është pengesa kryesore e bizneseve.
Më tej, ish-kryeministri është shprehur i shqëtësuar edhe për përkeqësimin e shërbimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës.
“Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta.” – ka shkruar ndër të tjera Hoti.
Shkrimi i plotë:
Ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017. Të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar.
Migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.
Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë.
Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta.
Burimi: (Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, Riinvest, 2023).
Për disa nga barrierat nuk ka të dhëna.