Haziri për deklarimin e Osmanit: Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani, për Martin Berishajn, për Asociacionin dhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
Haziri ka i parë si “bomba” këto deklarata e të cilat sipas tij, nuk do të kalojnë pa pasoja.
Ai ka thënë se Osmani ka filluar të çlirohet nga kauzat e rreshjme.
“Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqintepretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se Kurti e ka përdoru politikisht presidenten Osmani.
“Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja!
Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqintepretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë.
Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb.
Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit.
Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit.